FBI nis hetimin mbas incidentit tragjik në Charlottesville

FBI nisi hetimin për zbardhjen e rrethanave ku nji kerr ka përshkue me shpejtësi të madhe mes për mes turmës tue vra nji grue në Charlottesville (Virginia) gjatë konfrontimeve të dhunshme mes militantëve të ekstremit të djathtë dhe kundër-protestuesve nga ana tjetër.

Nisja e hetimit lidhun me rrethanat e aksidentit tragjik ku u përfshi nji kerr dje në Charlottesville u njoftue në nji deklaratë nga ana e njisisë Richmond (Virginia) të FBI, policia federale amerikane.