FBI nuk e len rahat Zojën Hillary, rihapen hetime për email’at e saj (dokument)

FBI ka vendosë që me rihapë çashtjen për hetimin e Hillary Clinton në lidhje me skandalin e e-maileve. Hetimet kanë zbulue të tjera e-maile në serverin privat të Clinton, tue sjellë të tjera prova.

Në këto kushte, drejtori i FBI’s, James Comey ka vendosë që me i rihapë hetimet. Ai tha se, FBI ka gjetë nji e-mail të ri, i cili lidh direkt kandidaten për presidente.

Ai tha se, grupet e hetimit po punojnë për zbardhjen e plotë të e-mailit për me pa nëse ai futet te informacionet e klasifikueme.

Kjo deklaratë e shefit të FBI’s vjen në nji moment mjaft delikat, ku gara për zgjedhjet presidenciale ka hy në fazën ma të nxehtë./FoxNews