FBI, vizitë në Kosovë

Atashetë për çashtje ligjore në zyrën e FBI, Jack H. Liao, Daniel J. Yocca, dhe Andreë de la Rocha po qëndrojnë në Kosovë me ç’rast janë pritë nga zavendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha. Ky takim u mbajt në kohën kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Shkëmbimin e Informacionit për Verifikimin e Terrorizmit, në mes të  Kosovës dhe SHBA’ve dhe në kohën kur ky ekip i FBI’s, i cili mbulon Republikën e Kosovës, po e ndryshon selinë, ku nga Sarajeva ka me u vendosë në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë këtij takimi zavendësministri Hoxha i informoi zyrtarët e FBI’s lidhun me mekanizmat e ndërtuem në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu zavendësministri Hoxha i njoftoi zyrtarët e FBI lidhun me  rolin dhe mandatin e MPB, autoritetet e përfshime në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufinit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosuna, zbatimin e masave në kufi lidhun me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupcion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhanave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7 që asht QKMK, e cila asht e vendosun në objektin e MPB.

pamje-nga-vizita-ne-qkmk-10-11-2016