Fejza: Isa Mustafa e Bujar Bukoshi paditen ne 4 shtete per Fondin e 3 perqindshit

Mustafa e Bukoshi paditen në 4 shtete. Prokuroria: Kemi nis hetimet. Gashi: Të denohen!
Dhoma e Lajmeve e Televizionit Rrokum ka kohe qe po grumbullon te dhana qe lidhen me dyshimet e riaktualizueme ku dyshohet se Fondi i 3 perqindshit, i njoftun si Fondi i Republikes, asht keqmenaxhue e vjedhe.

N’intervistë ekskluzive për Dhomen e Lajmeve te Televizionit Rrokum, ish-anëtari i komisionit rajonal në Fondin 3%, Nezir Fejza, demanton deklaratat e Kryeministrit Isa Mustafa dhe ish-kryeministrit Bujar Bukoshit se ne kete Fond ishin grumbullue vetëm 450 milionë marka gjermane.
Fejza ma tej thotë se, si anëtar i komisionit nga viti 1995, nuk ka pas mundësi me vertetue se ku janë shkue dhe kush i ka tërheq paret, sepse Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa e kanë shkarkue komisionin si mbledhës.

Se ku kanë shkue paret e mbledhuna nga qytetarët e Republikës, avokati Tom Gashi thotë se duhet me angazhue auditorë përkatës që të vërtetojnë çdo markë të tërhequn.

Televizioni Rrokum ka sigurue edhe përgjigjen zyrtare nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku thuhet:
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhun me Fondin 3%. Këtë e ka ba për shkak të disa veprimeve të dyshueme nga tre persona, të cilët kanë tërheqë disa shuma të pareve mbrenda 6-7 viteve të fundit”.

Mirëpo, Prokuroria Speciale në përgjigjen për Televizionin Rrokum tregon se deri sot janë sigurue prova të mjaftueshme, por ende nuk asht marrë vendimi se të pandehunit kanë krye apo jo vepër penale.
Fondi 3% ishe themelue në vitet e 90’ta dhe qëllimi i krijimit te këtij fondi ishte që te ndihmohej arsimi në Kosovë dhe institucionet paralele në përgjithësi.
Nga viti 1991 e deri në vitin 1999, si u raportue nga pergjegjesit e ketij fondi, ne fond u grumbulluen 217 milionë marka, 3,6 milionë dollar, 30.3 milionë FRS dhe 24 mijë Funta.