Fejzi Hajdari: Dugolli mundet me u lirue me angazhim minimal të Ali Ahmetit

Caktimi i masës së paraburgimit për Gafurr Dugollin, deshmon edhe nji herë se autoritetet maqedonase nuk respektojnë rregulla ligjore në raport me shqiptarët, kështu tha për Televizionin Rrokum Fejzi Hajdari, botues i gazetës Lajm në Maqedoni.

Ai tha se ky mund të jetë nji veprim i koordinuem mes qarqeve politike në Prishtinë dhe Shkup, pa përjashtue partinë e Ali Ahmetit.

Hajdari shtoi se shqiptarët në Maqedoni duhet të kishin organizue nji protestë për me shprehë paknaqsinë e tyne, sepse me 5 mijë persona e kishin zgjidhë këtë cashtje.

I pytun për mundësinë e lirimit të Dugollit këtë të Hanë, Hajdari tha se Dugolli mundet me u lirue me nji angazhim minimal të liderit të BDI’s Ali Ahmeti.