Fëmia i vdekun mbas goditjes me veturë, arrestohet shoferi në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftue se nji person asht arrestue në Deçan, i cili dje rreth orës 18:43, e ka godite me veturë nji kambësor (fëmi) që po e kalonte rrugën, tue e lanë të vdekun.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën ka goditur këmbësorin (fëmijë) mashkull i cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima është dërguar në emergjencë dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raport.

Simbas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuemi u dërgue në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i asht lirue familjarëve.