Fëmiun 9 vjeçar e kishin rrëmbye për me trafikue, arrestohet nji i dyshuem

Me 18 Nandor në Stacionin Policor Istog asht raportue rasti “person i zhdukun” nga familjarë të viktimës (fëmiut 9 vjeçar të zhdukun) që i përkiste komunitetit rom dhe me shtetësi kosovar.

Policia e Kosovës, respektivisht rajoni i Ferizajt mbas hetimeve intensive me datë 30 Nandor, ka arritë me gjetë viktimën (fëmiun 9 vjeçar), te e dyshuemja: L.H femën.

E njajta asht arrestue dhe intervistue për shkak të kryemjes së veprës “Trafikim me Qenie Njerëzore”.

Lidhun me këtë rast asht njoftue Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuemja asht ndalue për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë ju asht kthye familjarëve të tij.