Femna e parë në historinë e NATO’s me post të naltë

Për herë të parë në historinë e vet, NATO’ja e ka emnue nji femën në postin e naltë të zavendës-sekretares së përgjithshme. Në këtë post asht emnue zyrtarja e naltë e Departamentit amerikan të shtetit, Rose Gottemoeller.

Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha sot në Bruksel, se zoja Gottemoeller “ka me sjell në NATO nji përvojë të pasun në politikën e sigurisë ndërkombëtare dhe në fushat siç janë kontrolli i armatimit dhe marrëdhaniet me Rusinë”.

Zavendës-sekretari i përgjithshëm asht posti i dytë ma i naltë civil në NATO.

Stoltenberg tha se Gottemoeller ka me qenë femna e parë që e ka mbajtë nji post të tillë dhe ka vlerësue se ky asht “nji moment historik në NATO”.

Aktualisht Gottemoeller asht këshilltare e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për kontroll të armatimit, mos-zgjerim dhe ç’armatim, ka njoftue NATO.