Femnat, kjo asht perqindja alarmante e punës

femnatpuna

Vetëm 13 për qind të femnave janë të punësueme në Kosovë, ndërsa papunësia e të rijve asht rritë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dhanë pasqyrën e tregut kosovar të punës për vitin 2014.

Simbas ASK’s vetëm 41.6 për qind e personave të aftë për punë janë të perfshimë në fuqinë punëtore të vendit.

Kjo asht nji shkallë e ulët krahasue me mesataren e vendeve të rajonit ku asht rreth 50 për qind.

Ky nivel i ulët i perqindjes në fuqinë punëtore të vendit mundet me ju atribue deri në nji masë popullsisë relativisht të re, gja që kjo kategori klasifikohet si joaktive.