Ferat Shala reagon ndaj akuzave për përfshimje në vrasjen e familjes Hajra

Zavendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka reague ndaj nji shkrimi të 16 Majit të gazetës “Bota Sot”, ku thuhet se ai i ka dhanë 70 mijë marka për me vra familjen Hajra, me urdhër të Kadri Veselit.

“Tue u ndje i indinjuem me nji informacion të pavërtetë dhe qëllimkeq të cilin e botoi sot gazeta “Bota sot”, për hir të opinionin publik më duhet me reague, tue vlerësue se, ajo çfarë shkruen kjo gazetë, s’ka asgja të bëjë me të vërtetën. Edhe ky shkrim, i cili nuk bazohet në asnji të dhanë relevante, nuk asht gja tjetër, pos edhe nji përpjekje për me denigrue personalitetin tem, tue m’etiketue me gjana që s’kanë lidhje me punën teme, as sot, e as në të kaluemen”, ka thanë mes tjerash Shala në reagimin e tij.