Ferid Agani deklarohet mbas ngritjes së aktakuzës ndaj tij

Disa orë mbasi asht ngritë aktakuzë ndaj tij, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka nisë fjalën e tij në nji ngjarje te organizueme për lumtuninë në Prishtinë, tue e komentue aktakuzën e ngritun ndaj tij ma herët nga Prokuroria e Shtetit.

Pak orë mbasi Prokuroria e shtetit i ngriti aktakuzë për “shkelje të ligjit dhe shpërdorim të pozitës zyrtare”, ministri i Mjedisit ka marrë pjesë në ngjarjen “Eudaimoia” të organizueme në Shkollën Amerikane të Kosovës – ASK sot mbasdite, ku ka folë në cilësinë e psikologut për lumtuninë.

“Ky lajm që doli para rreth dy orësh, ma prishi pak lumtuninë”, ishin fjalët e para që u drejtoi nxanësve, ministri Agani, të cilëve u shpjegoi edhe disa mënyra se qysh me rikthye lumtuninë, kur ajo shnëndrrohet në ankth.

Ndërsa, sa i përket aktakuzës së ngritun ndaj tij, ai potencoi se këto akuza të Prokurorisë së Shtetit “janë të paqëndrueshme”.

“Aktakuza e ngritur ndaj meje asht e paqëndrueshme, por këto janë punë të shtetit dhe unë nuk kam me u marrë me to sot”, tha ai.