Ferid Agani: Hashim Thaçi duhet me u ba si Atifete Jahjaga

Gratë përballen me barriera sistematike gja që i pengon ato me marrë pjesë në ekonomi dhe fusha të tjera. Tue investue në gruen, investohet në vend, në shoqni dhe të ardhmen.
Këto fjalë i tha Presidentja Atifete Jahjaga gjatë lansimit të projektit të Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor të përkrahun nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe USAID.
Simbas Presidentes, ndonëse thuhet që Kosova ka nji infrastrukturë ligjore të garantimit të barazisë gjinore, ajo në praktikë asht nji pikë e dobët.
Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se arsimimi i femnës e shumëfishon mirëqenien e familjes krahas mashkullit.
Nga ana tjetër Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, tue e lavdue lansimin e Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor, u zotue se ministria që ajo drejton ka më e përkrah këtë lansim.
Ministri i Mjedisit Ferid Agani, tha se ky projekt ka me ndryshue mentalitetin e shoqnisë sonë dhe ka me vedijesue institucionet për randësinë e barazisë gjinore. Ai ka falenderue Presidenten se gjatë mandatit të saj ka ba promovimin e temave të barazise gjinore, por shtoi se edhe pasardhësi i saj ka me ba të njajtën gja.
Igballe Rogova nga Rrjeti i grupit të grave të Kosovës, vlerësoi nalt kontributin e Presidentes, që simbas saj ka forcue shumë imazhin e gruas kosovare mbrenda dhe jashtë vendit.
Edhe USAID-i premtoi që përkrahja e tyne kanë me vazhdue.