Ferid Agani investoi ma s’shumti në Dukagjin

Trajtimi i ujnave të zeza, uji i pijshëm, përdorimi i buxhetit në mënyrë joproporcionale, rregullimi i shtretënve të lumenjeve, shpronësimet e ndotja e ambientit ishin disa nga pytjet me të cilat u ballafaque Ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Bujqësi, Pylltari e Planifikim Hapësinorë.

Ndër ma të zashmit në këtë Komision Adem Salihaj, e Murat Hoxha, kërkuen llogari ministrit për përdorim joproporcional të buxhetit dhe shpronsimet, e sidomos për trajtimin e liqenit të Batllavës nga ndotja e ujnave të zeza.

E sa i përket përdorimit zonal të buxhetit, Agani u arsyetue me urgjencën e nevojave t’u përmendë edhe vërshimet e fundit.

Ndërsa deputeti i pamvarun Shaip Muja i kërkoi ministrit nëse asht I përfshimë në çashtjen e Demarkacionit, derisa përsëriti se Presidentja nuk ka pse përzihet në këtë punë.

Agani sqaroi se Ministria e tij s’asht përfshi në këtë çashtje, derisa mbështeti angazhimin e Presidentes në ndihmë të zgjidhjes, edhe pse ndërhymja e saj nuk prodhon asnji efekt juridik.