Ferid Agani ka dhanë dorëheqje

Përmes nji letre dërgue kryeministrit Mustafa, Ferid Agani thekson se asht i bindun në pafajësinë e tij përkitazi me çashtjen që asht subjekt i aktakuzës.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka kërkue nga Kryeministri Isa Mustafa me lirue nga detyra deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë.

Letra e plotë:

I nderuari z. Kryeministër,

Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;

I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;

Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe

I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,

Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë.