Fermerët e Kosovës: Votë e Shqipnisë po na damtojnë!

vote e kosoves

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës asht e shqetësueme me cilësinë e vove t’importueme prej Shqipnie.
Shoqata thotë se prej muejit Kallnor, nji sasi e vove të ndalueme për konsum, kanë hy në tregun e Kosovës.  Simbas tyne, ato damtojnë jo vetëm konsumatorin, por edhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, prodhuesit vendorë thonë se për votë e Kosovës, nuk ka vend për shqetësim.  Lajmet e fundit, simbas fermerit Sabit Rama, kanë ndiku dhe në punën e fermerëve vendorë.