Ferronikeli qe 7 muej pa prodhim

Gjiganti metalurgjik Ferronikel në Drenas ka shtatë muej që kur ka ndalue prodhimin, ndërsa ende nuk dihet se kur oxhaqet e këtij gjiganti kanë me tymosë përsëri.

Këta muej pa prodhim kanë limitue rezervat e kësaj fabrike për stinën e dimnit. Mungesa e rezervave rrezikon që kjo fabrikë të mos rifilloj prodhimin as gjatë këtyne muejve të këtij viti.

Kështu, asht shprehë, kryetari i sindikatës së punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika. Me gjithë shpresën që në Tetor të fillohet me prodhim për shkak të plotësimit të kërkesave të menaxhmentit nga ana e ministrive, ai shpreh frigën se nji gja e tillë mund të mos ndodh.