Festohet me ceremoni zyrtare 17-vjetori i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot feston 17-vjetorin e themelimit.

Me nji ceremoni zyrtare, ka me u ba ndamja e certifikatave për zyrtarët policorë që janë shque për punën e tyne dhe rezultatet e arrituna.

Për nderim të kësaj dite, janë të ftuem me marrë pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të naltë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe familjarë të policëve.

Më 6 Shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE’së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkueme 1244, ka hap Shkollën e policisë dhe ka fillue trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduen trajnimin dhe pastaj filluen ushtrimin e veprimtarisë policore në tanë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.