Fidel Castro: Çdo kuban rrezikonte infarktin mbasi i ndigjoi fjalët e Presidentit amerikan

“Nuk kemi nevojë që Imperializmi me na dhurue asgja”, kështu e komentoi ish-lideri historik i Kuba’s, Fidel Castro, vizitën e Barack Obama’s në Havana.

 
Në nji shkrim të Fidel Castros të publikueme nga mediat vendase, lëshohen kritika të ashpna ndaj ligjërimit që përdori Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

 
Castro thotë se çdo kuban rrezikonte infarktin mbasi i ndigjoi fjalët e Presidentit amerikan.

 
Castro thotë se Obamas ia rikujtoi luftën civile në Angola, në të cilën kanë marrë pjesë ushtarë të tij. Ai e cilëson këtë luftë “nji faqe të ndritun në përpjekjen për çlirimin e qenies njerëzore”.