Fidel Castro kritikon vizitën e Obama’s në Kubë

Fidel-Castro

U duk sikur vizita e presidentit Obama në Kubë i “shkriu akujt” mes të dy vendeve.

Por mesa duket nuk asht kështu për ish-presidentin Fidel Castro.

“Nuk kemi nevojë që perandoria të na dhurojë asgja”.

Kështu e ka komentu Kastro vizitën e presidentit amerikan.

Në nji prej shkrimeve të publikueme si zakonisht në shtyp, të titulluem “Vëllau Obama”, Kastro nuk i kursen kritikat për fjalimin me të cilin presidenti i SHBA’ve ju drejtu kubanëve.

“Çdonjani prej nesh mund të kishte rreziku nji infarkt kur ndigjoi fjalët e presidentit amerikan”, ironizon Kastro, i cili ma tej liston qendrimet kundër politikës amerikane jo vetëm në lidhje me Kubën, por edhe me Angolën.

“Askush të mos gënjehet që populli nuk asht i interesuem. Vendi do të heqë dorë nga lavdia dhe të drejtat e tij, nga pasunia shpirtnore që ka fitu me zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës”, thekson Castro.

“Jemi të zotë të prodhojmë ushqimet dhe pasunitë materiale për të cilat kemi nevojë, falë përpjekjeve të popullit tonë. Nuk kemi nevojë për dhuratat e perandorisë”, e mbyll ai shkrimin.