FIFA sot vendos për pranimin e Kosovës

FIFAKOSOVA

FIFA sot ka me vendosë nëse ka me pranue Kosovën në këtë organizatë.

Federata Botnore e Futbollit (FIFA) sot ka me mbajt ditën e dytë të Kongresit të 66 të saj, ku ndër të tjera do të vendosë edhe për pranimin ose jo të Kosovës.

Çashtja e Kosovës do të shqyrtohet në pikën e 15 të ditës, më Kongresin që asht tue u mbajt në Mexiko City.

Kosovës për me u anëtarësue në FIFA i duhet nji shumicë e thjeshtë e votave, apo 105 vota nga 209 anëtarë sa ka kjo organizatë.

Kosova javë ma parë asht anëtarësue në UEFA dhe në rast të pranimit sot në FIFA, atëherë do të merrte pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018, ku do të inkuadrohej në Grupin H ose në Grupin I.