Filip Vujanovic, qe çka thotë për demarkacionin e kufinit!

vujanovic

I pari i Malit të Zi, Filip Vujanovic ka folë në lidhje me demarkacionin e kufinit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti Vujanovic ka thanë se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhanie të shkëlqyeme në të gjitha nivelet dhe se ka thanë që asht shumë i kënaqun për këtë komunikim dhe bashkëpunim.

Kurse në rrafshin e demarkacionit, ai ka thanë se ato që po ban opozita dhe kundërshtimi i tyne për këtë vijë kufitare asht çashtje e mbrendshme e Kosovës dhe se nuk do të ndikojë në marrëdhaniet mes dy shteteve.

Ai nuk ka përmend as gjetjet e komisionit vlerësues nderkombëtar dhe asgja më tepër rreth demarkacionit, tue mbajt kursin e Malit të Zi që nga fillimi për këtë çashtje, mbasi edhe kryeministri Gjukanovic ka qenë i hapun për ta përfundu këtë çashtje si asht ma së miri.