Filloi protesta e nandë me rradhë në Shkup

protestashkupiii

Ka fillue protesta e nandë me rradhë në Shkup, kundër vendimit të Presidentit Gjorge Ivanov për me i amnistue politikanët e inkriminuem.

Si zakonisht edhe sot, protestuesit po mblidhen para objektit të Prokurorisë Speciale Publike, si shejë solidarizimi dhe mbështetje ndaj këtij institucioni që po e lufton krimin institucional në Maqedoni.

“Revolucion laraman”, “Nuk ka falje për kriminelët”, “Shtet policor”, “Mbështetje për PSP”, janë brohoritjet ma të shpeshta që ndëgjohen nga masa e protestuesve.

 

protesta protesta1 protesta2