Fillojnë përgaditjet për Thaçin President

thaci president

Të gjitha përgaditjet e organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit të ri të Kosovës, nga presidentja në largim, kanë përfundu.

Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit të zgjedhun, Hashim Thaçi, ka konfirmu për “Top Channel” se, mbas betimit solemn të presidentit Thaçi dhe pas marrjes zyrtare të detyrës, do të ketë edhe ceremoni në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë ftu edhe presidentët e vendeve të rajonit.

“Tashma kemi nji vendim nga Kryesia dhe kryetari i Kuvendit, që më 7 Prill të organizojmë nji seancë solemne, gjatë së cilës do të ndodhë betimi i presidentit të zgjedhun.

Mbas kesaj ceremonie, do të kemi menjiherë pranim-dorëzimin mes presidentit Thaçi dhe presidentes Jahjaga.

Ndërsa të nesërmen e 8 Prillit janë ftu të gjithë presidentët e rajonit, tue perfshi këtu edhe presidentin e Serbisë, si dhe 4 anëtarët e Presidencës së Bosnjës, që të marrin pjesë në këtë ceremoni”, ka thanë Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit të zgjedhun.

Tahiri ka thënë se në ceremoninë e presidentit Thaçi në shesh do të jenë të ftuem perfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe personalitete të tjera nga jeta publike, mbrenda dhe jashtë vendit.