Fillon Asambleja e NATO’s: Stabiliteti në Kosovë, i domosdoshëm për sigurinë në rajon

Kanë fillue punimet e seminarit të 93’të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s në Prishtinë.

Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Pëgjithshme të NATO’s dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se organizimi i mbledhjes në Prishtinë, u përcjell të gjitha vendeve të rajonit se stabiliteti në Kosovë nuk asht vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për sigurinë në rajon dhe ma gjanë.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë  Jean-Hubert Lebet, ka urue që me anë të shkëmbimeve dhe prezentimeve do të fitohen pikëpamje të reja për tejkalimin e sfidave në rajon.

 Ai ka thanë se stabiliteti dhe siguria mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit.

Simbas tij, ndihma e Zvicrës shkon përtej këtij seminari në Kosovë, mbasi Zvicra asht partnere në çdo aspekt.

Seminari asht organizue në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO’s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.

Në takimin treditorë me fokus të veçantë do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Europian dhe NATO-n.

Deputetet e NATO’s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.
NATO ka mbajt 19 seminare Rose-Roth në Ballkanin Perëndimorë që nga fillimi i këtij programi në vitin 1991.
2-nato
3-asambleja
4-asambleja