Fillon Epopeja e UÇK’s. Kujtohet vepra e familjes Jashari

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës asht organizue 18-vjetori i epopesë së UÇK’s, ku asht nderue dhe përkujtue sakrifica e madhe e Jasharëve në Prekaz si dhe të të gjithë dëshmorëve të ranë në për lirinë dhe pamvarsinë e vendit.

Manifestimi filloi me ardhjen e njësiteve të FSK’s, të cilat parakaluen para shumë të pranishmve.

E mbas rreshtimit të ushtarëve të FSK’s, komandanti Gezim Hazrolli i raportoi Presidentës për gatishmëninë e trupave për manifestimin.

Mbas intonimit të himnit shtetnor, të pranishmëve ju drejtue edhe komandatja supreme e FSK’s, Presidentja Atifete Jahjaga.

Edhe pse në agjendë ishte parapa që të pranishmve me ju drejtue edhe Kryeministri Mustafa, por i njajti nuk foli fare.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe Presidenti i zgjedhun, Hashim Thaçi, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, Ministri i FSK’s, Haki Demolli e përfaqësues të tjerë.
Në këtë manifestim nuk u pa asnji përfaqësues i opozitës.

Vlenë të theksohet se prej trupit diplomatik ishte veç ambasadori shqiptarë, Qemal Minxhozi.