Fillon forumi i biznisit Shqipni-Serbi në Nish!

Në Nish sot ka fillue forumi biznisor Serbi – Shqipni, me pjesëmarrjen e afro 300 ndërmarrësve, ndërsa takimin e kanë hap kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe ai i Shqipnisë, Edi Rama.

Vucic tha se asht ndërtue besimi i dy popujve, ndërsa tash radhën e ka forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e këmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipnisë, raporton agjencia Beta.

“Asht shumë e randësishme që të sillemi në mënyrë racionale”, tha Vucic dhe ka shtue se “pamvarësisht nga dallimet politike, kemi ndërtue besim, mbasi konsideroj se deshirojmë miqësi”.

Simbas kryeministrit të Serbisë, të dy shtetet i lidhë edhe përcaktimi për anëtarësim në Bashkimin Europian.