Fillon procedura e ekstardimit e priftit britanik, i akuzuem për abuzim seksual ndaj fëmive

Policia e Kosovës ka arrestue nji prift katolik britanik të akuzuem për abuzim seksual me fëmi në Mbretërinë e Bashkuem.

Andrew Charles Kingston Soper u arrestuar të mërkurën në bazë të një urdhër-arresti evropian nisur nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Veton Elshani zyrtar i policisë për AFP.

Soper asht n’arrati që kur ai u lirue me kusht dhe nuk e ka informuar policinë në vitin 2011. Ai asht i akuzuem për abuzim seksual të pesë studentëve në kohën kur ai mësonte në nji shkollë private katolike në pjesën perendimore të Londrës.

Elshani, gjithashtu theksoi se prifti u arrestue në Pejë, mbasi policia ka marrë nji informacion nga jashtë se ai gjendej aty.

Prokurori publik ka urdhëruar paraburgimin e tij derisa gjykata të vendosë për ekstradimin e tij”, tha ai, tue theksue se simbas ligjit procedura zgjat ma s’apku 40 ditë.

Procedura mundet me qenë ma e shkurtë, nëse Soper pranon me u ekstradue, tha Elshani.