Fillon protesta e shqiptarëve në Shkup, në te edhe Albin Kurti

Në Shkup ka fillue protesta me moton Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci, e oganizueme nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare.

Albin Kurti deputeti i Vetëvendosjes, i asht bashkue protestave në Shkup.

Jozyrtarisht mësohet se Kurti në protesta ka ardh nga aeroporti i Shkupit, ku u kthye nga nji udhëtim jashtë vendit.

Protestat me rastin e nji vjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, si dhe të Ditës së Europës, filluen para rreth gjysë ore në Çarshinë e Shkupit, ndërsa kane me vazhdue me nji marsh që ka me përfundue para Qeverisë së Maqedonisë.

Lëvizja Vetëvendosje dje i dha përkrahje publike kësaj proteste kundër Qeverisë në Shkup.

 

albinkurti