Fillon punën drejtori i ri i Agjencisë Kundër Korrupcionit

Sot zyrtarisht fillon punën drejtori i Agjencisë kundër Korrupcionit, Shaip Havolli.

Përmes nji njoftimi për media, Havolli ka falënderue ish- drejtorin, Hasan Pretenin për kontributin e dhanë që nga themelimi i AKK’s, fuqizimin e kapaciteteve si dhe në parandalimin dhe luftimin e korrupcionit në kuadër të mandatit të AKK’s.

Ma tej në njoftim thuhet se Havolli ka me vazhdue me përkushtim punën në parandalimin dhe luftimin e korrupcionit në kuadër të mandatit të AKK’s,e po ashtu ka me fuqizue bashkëpunimin me prokurorinë e shtetit, gjykatat, policinë, mekanizmat tjerë vendor dhe ndërkombëtarë, mediat dhe shoqninë civile.