Fillon rinumërimi i 115 kutive, priten rinumërime tjera

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka fillue rinumërimi i 115 kutive të votimit, përderisa nuk përjashtohet mundësia që sërish me pasë vendime për rinumërim e kutive tjera. Kurse, javën tjetër pritet me fillue numërimi i votave me kusht dhe atyne me postë.

Rinumërimi i 115 kutive të votimit po bahet mbas vendimit të KZQ, për shkak që nuk kanë arritë të procesohen si të rregullta për shkak të mospërputhjeve të të dhanave.

Ndërsa, i gjithë procesi i numërimit nuk pritet të përmbyllet gjatë kësaj jave, mvasi që nga QNR asht ba e ditun se janë në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve. Po ashtu, janë në proces të regjistrimit të votave me kusht, si dhe votat me post, të cilat janë në pritje të numërimit.