LIVE n’RROKUM: Seanca e Presidentit: Dauti i reagon Termokollit: Kush ja u la Ibrahim Rugoven mbi dhe!

Deputeti i AAK’s, Daut Haradianj tue ju kundërpërgjigjun Melihate Tërmkollit i ka thanë se kush e la Ibrahim Rugovën pa e futë në dhe.

“Qu Agim Çeku fol, çka ke thanë”, ka thanë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka godit edhe Hashim Thaçin e Isa Mustafën.

“Ju deputetë të Dukagjinit dilni thoni se ku asht kufini, mos t’ju vjen marre”, ka thanë Haradinaj.

Ai ka thanë se nuk asht marre me e votu Hashim Thaçin president.

“Kurrë nuk do të jetë Hashim Thaçi president i unitetit. Ky president do të jetë i këtij koalicioni”, ka thanë ai.

Haradinaj ka kerkue që të tregojnë se ku u vra baba i presidentit, Ibrahim Rugova, Uka.

 

Termokolli: A ka ma marre me thane se s’jemi me Ameriken!

Melihate Termkolli, deputete e LDK’s ka akuzue Opoziten se ata po rrenojne shtetin dhe nuk po e pranojne as shtetin as simbolin.

Termkolli ka theksue se a a ka ma marre me thane se s’jemi me Ameriken.

Ajo tha se jane dy rruge, ose Amerika ose Rusia.

——————————-

Tash ne keto momente asht tue fole n’emen te AAK’s  Donika Kadaj-Bujupi i cili e pati nji pyetje per Isa Mustafen tue tha se a ka pase ma shume milice ne kohen e Rrahman Morines se tash police, derisa tha se Hashimit duhet me i ardh marre.

——————————

Mbas nji pauze, ma të gjatë se sa asht paraparë nga kryeparlamentari Kadri Veseli, ka nis perseri seanca në Kuvendin e Kosovës.

Ne keto momente ne emen te Grupit parlamentar asht tue fole Visar Ymeri, lider i VV’s.

——————————

Mbas pauzës 15 minutash, ka rinis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Komisionit për Verifikimin e Mandateve ka dhanë raportin e verifikimit për dy kandidatët e nominuem për President, Hashim Thaçin dhe Rafet Ramën.

Mbas shqyrtimit të dokumentacionit, ky komision ka verifiku se Thaçi dhe Rama i plotësojnë kushtet me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës për me u zgjedh President i Kosovës.

——————————-

Ka fillue seanca per zgjedhjen e presidentit te ardhshem.

Adem Grabovci e ka prezentue profilin e Hashim Thaçit kurse Ganimete Musliu e ka prezentue kandidatin per Rafet Ramen.

Televizioni Rrokum asht tue e transmetue direkt zgjedhjen e Presidentit.