Fillon Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot organizon Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
“Hapja solemne e Seminarit XXXVI ka m’u ba sot, në sallën e madhe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë”, njofton drejtoria e Seminarit.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare asht themelue në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvillue gjithsej tridhjetë e pesë sesione.

Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe.

Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipnisë.

Nga viti 2000 Seminari zhvillohet persëri në Prishtinë.