Filmi për masakrat në Pejë shfaqet n’Kongresin Amerikan

Filmi dokumentar “Të Paidentifikuemit” në të cilin pershkruhen disa nga krimet ma brutale të forcave serbe në Kosovë do të shfaqen sot në Washington.

 
Filmi 40 minutësh “Të Paidentifikuemit” që asht prodhim i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) hulumton disa krime të luftës të kryeme nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës, në pranverë të vitit 1999 në fshatrat Lubeniq, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq.

Bazue në hulumtimin dyvjeçar, filmi fokusohet në sulmet ndaj fshatnave të komunës së Pejës dhe identifikon komandantët dhe oficerët e dyshuem të kenë dhanë urdhna dhe t’i kenë zhvendos trupat e viktimave në nji varr masiv në Serbi.

Në mesin e të dyshuemve kryesor asht edhe personi që dyshohet për vrasjen e 3 vllazënve Bytyqi, shqiptarë me shtetësi amerikane për të cilin nuk asht akuzu e gjyku ende askush në Serbi.