Filozofi slloven: Fitorja e Trumpit asht zgjim i mirëseardhun!

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, paraqet nji tronditje të establishmentit politik në demokracitë perëndimore, por asht edhe shans për fillimin e nji të “majte autentike”, ka thanë për televizionin RT, filozofi i njohun Slavoj Žižek
Fitorja e Trumpit ka shkaktue tërmet politik jo vetëm në SHBA, por tash nuk duhet të përqendrohemi te Trumpi i cili asht “politikan brutal pragmatik” dhe nji person që nga dita në ditë ndryshon pikëpamjet, por te zhvillimet e ardhshme të situatës, shprehet Žižek

Simbas tij, me pikëpamjet e Trumpit – pamvarësisht qëndrimeve të tij radikale në fushatë dhe retorikës vulgare e të padrejtë politike – janë identifikue votuesit të cilët janë të pakënaqun, të zemëruem dhe të frustruem që nuk duen nji “status quo”.

“Hillary Clinton, në politikën e jashtme do t’ishte ma e rrezikshme dhe ma agresive se Trumpi, i cili ka shpreh qëndrim të butë ndaj Rusisë dhe për zgjidhjen e çashtjes palestineze.

Por, gjithçka mvaret se cila ‘klikë’ ka me sundue në kabinetin e tij, meqë në ‘trenin’ Trump po kercejnë republikanët që e kanë kundërshtue e që nuk kanë fare simpati për Rusinë dhe Putinin”, thotë ai.

Simbas tij, e majta duhet të ristrukturohet në rrethanat e reja, që të mos sundojë ekstremi i djathtë popullist apo politika autoritare.

“E majta autentike duhet të përfaqësojë interesat e njerëzve të vegjël, e jo të kapitalit”, shton ai.

Žižek nuk asht dakord me vlerësimin e filozofit amerikan Noam Chomsky, se botën e sotme e kercënojnë republikanët amerikanë dhe Trumpi, tue shtue se fenomeni Trump asht nji “zgjim i mirëseardhun” dhe dështim i vazhdimit të “kapitalizmit me fytyrë njerëzore” që njerëzve ju paraqet Hillary Clintoni.

Ndaj, shton se Brexit dhe fitorja e Trumpit tregojnë se kjo demokraci nuk funksionon.