Firma n’Panama del të jetë viktimë e hakerëve!

firmajuridike

Njani nga bashkëthemeluesit e firmës juridike me seli në Panama, që asht në qendër të rrjedhjes masive të dokumenteve të njohuna si Letrat e Panamasë, ka thanë se ishte viktimë e hakerizmit nga jashtë.

Personi Ramon Fonseca tha dje se kompania Mossack Fonseca ka ushtru padi penale te prokurorët e Panamasë lidhun me këtë shkelje.

Simbas tij, ka deshmi se depërtimi i hakerëve ka qenë nga Europa, por ka refuzu të paraqes ndonji detaj, raporton Europa e Lirë.

Fonscea tha se firma nuk ka krye krime “dhe në fund të kësaj stuhie me pluhun ju do të shihni ma qartë” dhe se rrjedha ishte shkelje e privatësisë.

Nga kjo rrjedhje masive e dokumenteve, të publikueme më 3 Prill, në mënyrë simultane nga shumë organizata mediale në disa gjuhë, janë zbulu detaje të korporatave jashtë vendit, të disa shefave të tashëm dhe të dikurshëm të shteteve dhe personave të tjerë të njohun.