‘FIT’ ja msyejn ketij vendi për trajnim!

POLICEFIT

Disa prej pjesëtarëve të Njisitit “FIT” të Policisë së Kosovës pritet që këtyne ditëve të niset për Hungari, për me marrë pjesë në nji trajnim ndërkombëtar.

PK ka konfirmue për Indeksonline se Policia e Kosovës realizon trajnime te niveleve te ndryshme qe nga ato bazike e deri te ato ma te avancueme, ku përfshihen tana njisitet relevante policore e deri te ato elite si janë NJSI.

Shkuemja e “FIT” në Hungari thuhet se asht në vazhdën e sukseseve të organeve të sigurisë në Kosovë.

“Këto trajnime realizohen si mbrenda Kosovës po ashtu edhe ne vende te ndryshme nderkombëtare, tue perfshi edhe Hungarinë qe ju e keni potencu”, thuhet në përgjigjen e tyne.