Fitër Bajrami, Myftiu Tërnava: Duhet me dashtë ma shumë Kosovën

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mbas faljes së namazit të Fitër Bajramit, në mesazhin e tij drejtue besimtareve, ka thanë që me dashtë ma shumë Kosovën, dhe me u kujdesë për vendin e tyne, për të cilin u dha shumë gjak.

Tërnava tue përemendë rastet e tmerrshme që po terrorizojnë botën, simbas tij këto janë akte barbarë dhe larg çdo tolerance e mësimi që na ka dhanë Kurani.

“Islami asht kundër çdo vrasje e terrori ndaj çdo natyre nëpër botë. Kjo që po ndodh nuk asht asgja nga Islami”, ka thanë ai.

Tërnava po ashtu tha se, duhet ruejtë e kujtue sakrifica e tanë atyne që dhanë jetën për Kosovën.