Fitorja e madhe: Majlinda Kelmendi, e Arta e Kosovës, e Arta e Botes!

Majlinda Kelmendi e ka shkrue emnin e saj në histori të sportit kosovar, tue u stolisë me Medalje të Artë në Lojnat Olimpike që po zhvillohen në Brazil

Xhudistja numër nji në botë, Majlinda Kelmendi, ka ba krenar tanë shqiptarët. Ajo ka shkrue historinë tue ja sigurue Kosovës medaljen e parë të artë në Lojnat Olimpike në Brazil.

Majlinda mposhti në finale italianen Odette Giuffrida për ta fitue medaljen e artë historike.