Fituesja e Nobel’it ka dhanë deklaratë të fortë në Prishtinë: Shamia s’asht obligim për femnat muslimane!

Bartja e shamisë nga femnat, simbas Islamit nuk asht farz (detyruese). Kështu asht shprehë në Prishtinë, Shirin Ebadi, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2003.

Deklaratën e saj ajo e bani në Prishtinë, në ditën e parë të konferencës “Interfaith Kosova”, të organizueme nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë.

Ajo ka thanë se mendimin e saj e mbështetë në disa interpretime që kanë ba dijetarë të njohun islam.

“Bartja e shamisë asht opcionale. Mvaret se si ajo zgjedh dhe nuk asht detyrim për femnën”, tha Ebadi.

Megjithatë, ajo tha se ka respekt për gratë që e mbartin, ndonëse kjo nuk asht detyrim për to, simbas saj.

Në konferencën ‘Interfaith Kosova’, po marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës, përfshi edhe shumë prej shteteve që nuk e kanë njoftë pamvarësinë e Kosovës.