Fjala e ambasadorit Delawie për zgjedhjet në SHBA

Ambadasdori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka thanë se kjo asht dita ma e randësishme për Amerikën

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, në pritjen e organizueme nga Ambasada me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Greg Delawie ka thanë se kjo asht dita ma e randësishme për Amerikën.

“Pa dyshim sonte nuk mundeni me dijtë se kush ka me u ba presidenti i ardhshëm i Amerikës, kjo ka me u ba e ditun në orët e para të mëngjesit. Por, më besoni, unë kam me qenë çut dhe tue pritë. Sonte nuk asht aq e randësishme se kush ka me fitue, aq sa asht i randësishëm procesi zgjedhor. Unë kam me i festue vlerat tona demokratike të përbashkëta”, tha ambasadori Delawie.

Ai shtoi se sonte ka me qenë nji natë e gjatë zgjedhore. “Edhe ju që nuk keni me votue, keni me pasë mundësi me ngritë zanin tuej, në atë se kush ka me zavendësue Presidentin Obama në krye të shtetit. Rezultatet e para kanë me dalë sonte rreth orës 11:30 (simbas kohës lokale). Gjithashtu keni me pasë mundësi me pa se qysh ecë ky proces, përfshi enigmën e Kolegjit elektoral”, tha Greg Delawie.