Fjala e fundit e Jahjagës: Kosovës i duhet kurajo

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, zgjodhi foltoren e fakultetit jurdik për me përque mesazhe tek qytetarët e vendit në aktivitetin e saj të fundit si Presidente.

Para studentëve të Universitetit të Prishtinës Jahjaga theksoi se gjatë periudhës sa ishte në krye të shtetit e ka pa nji Kosovë ende të pashërueme nga plagët e luftës, e me qytetarë që po humbin durimin me klasën politike të pavënendshme.

Megjithatë Presidentja u shpreh optmiste për të ardhmen e vendit tue theksue se gjatë mandatit të saj ka pa nji vend që i jep shpresë me qytetarë optimistë “Ngadalë por sigurt po e shoh të ngrihet dhe të forcohet nji shoqni e gatshme për me refuzue të keqen në çdo formë që ajo shfaqet” theksoi Jahjaga.

E pyetun nga studentët se a planifikon me u angazhue politikisht, Presidentja nuk dha përgjigje të preme tue theksue se ka nevojë për pushim.

Në fjalimin e saj përshëndetës, Jahjaga felenderoi qytetarët e Kosovës, familjen e stafin e institucionit të presidences për qysh tha ajo frynmizimin që i kanë dhanë gjatë këtyne 5 viteve të mandatit.

Në takimin e Presidentes me studentët mori pjesë edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, rektori i ri I Universitetit të Prishtinës Marjan Dema e Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.