Fjala e Presidentit Thaçi në takimin me liderët për reformën zgjedhore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, na takim me liderët e partive politike për reformën zgjedhore, ka thanë se ky proces duhet me rifillue, sepse ka mbetë në gjysë në vitin 2014.

“Për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2014 reforma zgjedhore ishte ndërpre, tash asht koha me rifillue këtë proces. Kosova ka ecë shume që nga zgjedhjet e para të mbajtuna, por ka ende për me ba. Anashkalimi i standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve ka krijue nji imazh të keq për Kosovën në të kaluemen”, ka thanë Thaçi.

Presidenti ka thanë se Kosova ka nevojë për nji debat të hapun për mënyrën e votimit.

“Pra, Kosova ka nevojë për nji reformë zgjedhore për me krijue nji proces të drejt dhe për me u ba duhen edhe ndryshimet ligjore. Mënyra e zgjedhjes së presidentit asht mendue që me shkue me zgjedhje nga populli, mundësia e dytë nga Kuvendi, por me pjesëmarrje 50 për qind plus 1 dhe shtim të kompetencave të Presidentit”, ka thanë Thaçi.