Fjala e Veselit në përurimin e shtatores së Ukshin Hotit

Kryeari i Kuvendit, Kadri Veseli, në përurimin e shtatores së Ukshin Hotit në Prizren ka thanë se ai i qëndroi deri në fund besimit të tij.

Veseli ka thanë se Ukshin Hotin u përpjekën me joshë me poste, por nuk e ban ideolog të sistemit. E burgosën, por nuk ja thyen përcaktimin intelektual e kombëtar.

“Ukshin Hoti ka ndjekë rrugën e Hasan Prishtinës. Ashtu si Hasan Prishtina, ai në vend të posteve zgjedhi rrugën e disidencës”, ka thanë Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka kalxue se në vitin 1983, kur Amensty International e kishte shpallë Ukshin Hotin të burgosun të ndërgjegjes, emni i tij i ishte bashkue listës së gjatë të disidentëve që po luftonin për liritë njerëzore gjithandej botës komuniste. Në këtë mënyrë, simbas Veselit, zani i Kosovës së shtypun po fillonte me u ndigjue në qendrat vendimmarrëse të botës perendimore.

“Në vitet ‘90 kur lëvizja jonë kombëtare po pregadiste formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, regjimi përsëri e burgosi Ukshin Hotin. E izoluen, sepse e dinin shumë mirë se filozofi i çashtjes shqiptare kishte me u ba zani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, përsëri dështuen. Dështuen sepse tashma Ukshin Hoti ishte kthye në ikonë të lëvizjes sonë kombëtare”, ka thanë Veseli.