Fjalët e Ambasadorit Delawie për procesin zgjedhor në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përshëndeti ecuninë e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, tue e vlerësue atë si shej të pjekunisë demokratike të vendit.

“Zgjedhje rutinë me parregullsi të vogla janë nji shej e madhe e zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka shkrue Delawie në Twitter.

“Menxi presim me punue me zyrtarët e zgjedhun për me ba progres në Kosovë”, ka shtue ambasadori amerikan.