Fjalët e fundit të Lady Diana’s

Lady Diana asht nji nga personazhet ma të përfoluna të Familjes Mbretnore, edhe pse nuk jeton ma.

Ajo lindi më 1 Korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmitë e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretnore. Lady Diana vdiq në 31 Gusht të vitit 1997, në nji aksident të randë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç.

Ndërsa, sot kanë kalue 20 vjet që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.

Lady Diana ishte tue udhëtue në nji Mercedes S-280, mbasi ajo u largue nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma.

Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për nji ekuipazh zjarrfikësish të trajnuem nga mjekët, të cilët shkuen të parët në vendin e ngjarjes.

Gjysë e vetëdijshme, Diana me sa duket u përpoq me folë, derisa ishte ulë pranë të dashtunit të saj, Dodi Fayed, në pjesën e mbasme të kerrit.

Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çka ka ndodhë?”.