Fjalët e para të grues së Ilir Metës mbasi u ba kryetare e LSI’s

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës asht zgjedh kryetare e LSI’s të cilën deri tash e drejtonte Petrit Vasili.

Ajo ka shkrue në Facebook se opozita shqiptare ka me qenë e fortë.

 

Postimi i Monika Kryemadhit në Facebook:

 

Mirëmengjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim.

Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona.

Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja.

Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin.

Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.