Fjalët e para të Thaçit mbas arritjes në Kosovë

Nehat Thaçi ka arritë në pikën kufitare, Merdarë i cili asht pritë nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Thaçi falënderoi institucionet e Kosovës për krejt atë që kanë ba për të.

“Te filloj nga nesër me ja kthye borxhin këtij shteti, nuk due me hy në detaje se qysh ka ndodhë arrestimi. Faleminderit për mikpritjen dhe faleminderit institucioneve që e mundësuen lirimin tim”, u shpreh ai.