Fjalët e para të Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës

Mbas zgjedhjes së tij për President të Kosovës, Thaçi ju drejtue deputetëve në sallë me fjalët ma poshtë.
Ju falënderoj ju deputet të nderuar për këtë besim ndaj meje. Ky besim është një përgjegjësi më tepër për t’i shërbyer vendit. Ju falënderoj shumë i nderuar ambasador për qëndrimin tuaj me ne gjatë tërë ditës. Dëshiroj që të falënderoj të gjithë deputetët e të gjitha partive politike që ishin prezentë sot në votim.
E falënderoj PDK-në, LDK-në, Listën Serbe, 6-Plusin, dhe e respektoj besimin tuaj. Besimi i juaj do të jetë një shpresë e re për Republikën e Kosovës. Do të punoj në shërbim të vendit dhe në shërbim të qytetarëve duke respektuar kushtetutën dhe institucionet. Duke punuar për rend dhe ligj. Në shërbim të të gjithëve për të ndërtuar Kosovën e re, Kosovën Evropine.
Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që më kanë besuar fuqinë më të madhe politike në vend. Të jeni të sigurt se do të punojë edhe më shumë për fuqizimin e dialogut politik. Sot, dëshiroj të përkujtoj heroizmin e heroit kombëtar Adem Jashari, poashtu edhe presidentin historik.