Fjalim prekës i babës së Astritit: Me u çue drejtësi në vend!

Baba i Astritit të ndjerë, Avni Dehari, gjatë ceremonisë komemorative për nder të djalit të tij Astrit Deharit, ka kërkue që drejtësia për vdekjen e tij të vihet në vend.

“Fli i qetë se nji ditë të gjitha këto kanë me u ba realitet”, ka thanë baba i Astritit të ndjerë.

“Je i bindun Astrit se drejtësia, liria e plotë dhe ‘Vetëvendosje’ andërr shekullore e popullit tonë janë të gjalla, janë të forta dhe kanë me vazhdue deri në jetësimin e tyne. Fli i qetë se nji ditë të gjitha këto kanë me u ba realitet”, ka thanë baba i Astritit.