Fjalimi i fundit në OKB: Këto ishin mesazhet e Obama’s!

Presidenti Barack Obama pranoi se Shtetet e Bashkueme dhe fuqitë e tjera botnore kanë aftësi të kufizueme për me zgjidh sfidat ma të thella me të cilat përballet sot bota, ndërsa bani thirrje për nji “korrigjim kursi” sa i përket globalizimit, për me u sigurue që vendet të mos bien prè e nji bote ma të perçamë.

Obama, në fjalimin e tij të fundit përpara Asamblesë së Pergjithshme të OKB’s, pranoi gjithashtu se ekstremistët dhe dhuna e sekteve të ndryshme, që po bajnë kerdinë në Lindjen e Mesme apo në vende të tjera të botës, “nuk do të mundet me u zhdukë së shpejti”.

E megjithatë, ai i mbeti besnik kambënguljes së tij se, përpjekjet diplomatike dhe jo zgjidhja ushtarake, janë rruga e duhun për me i dhanë fund luftës civile siriane, por edhe konflikteve të tjera.
“Nëse duhet të jemi të ndershëm, e dimë se asnji fuqi e jashtme nuk mundet me detyrue komunitetet e besimeve të ndryshme, apo komunitetet etnike, me bashkëjetue për nji kohë të gjatë”, tha Obama.

Presidenti amerikan u shfaq gjithashtu i palëkundun në kritikat e tij ndaj Rusisë, teksa shpalosi diagnozën e tij ndaj “sëmundjeve” të botës.